Dzeko: Fitore nga ato që marrin skuadrat e mëdha, Fiore super 45′

Ekipet e mëdha dinë të fitojnë edhe kur vuajnë. Interi e tregoi diçka të tillë mbrëmjen e sotme kundër Fiorentinës, që në pjesën e parë dominoi dhe falë Handanovic nuk shënoi më shumë se një gol me Sottil.

Trajneri Simone Inzaghi kishte bërë gati Sanchez dhe Dumfries për të zëvendësuar Darmian dhe Dzeko, por të dy këta lojtarë shënuan dy gola për tre minuta dhe përmbysen rezultatin.

Kjo gjë i është vënë në dukje sulmuesit boshnjak, i cili është shprehur: “Do e pyes trajnerin më pas nëse ai pa diçka dhe vendosi të ndryshojë mendje”. Për DAZN, Dzeko ka shtuar: “Kjo është një nga ato fitoret që marrin skuadrat e mëdha, pasi ne jemi një skuadër e madhe.

Ne vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe për fat u mbyll vetëm 1-0. Fiorentina pati një pjesë të parë fantastike. Ata ranë pak pjesën e dytë, por ne ishim më të kompletuar si skuadër dhe shënuam ato dy gola për të ndryshuar ndeshjen”.

Ka pasur shumë dyshime që Dzeko mund të luajë me Lautaro Martinez. Sulmuesi, në lidhje me këtë temë deklaroi: “Lojtarët e talentuar gjithmonë mund të punojnë së bashku.

Jam i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtyre kampionëve të mëdhenj. Fituam si një skuadër e madhe sot dhe shpresoj që ta bëjmë shumë herë këtë sezon”. Dzeko me fanellën e Interit ka shënuar 4 gola në pesë ndeshje. / oversport.tv