Dzeko-Lautaro më mirë se Lu-La, është dyshja e dytë më e mirë në Europë

Me dy golat e shënuar kundër Sassuolos, dyshja e sulmit e skuadrës së Interit arrin në kuotën e 11 golave të shënuar sëbashku në 7 ndeshjet e para në kampionat, duke kaluar kështu paraqitjet e dyshes Lukaku-Lautaro, që një vit më parë kishte shënuar 9 gola në 7 ndeshjet e para të Serie A.

Duke marrë në konsideratë kampionatet kryesorë të Europës, Dzeko dhe Lautaro janë dyshja e dytë më e mirë (kuptohet lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në sezon dhe jo detyrimisht kanë qënë dyshja titullare në sulm), pasi vetëm një dyshe tjetër ka shënuar më shumë se ata.

Në krye të kësaj renditje, qëndrojnë Karim Benzema dhe Vinicius Jr, që kanë shënuar 13 gola së bashku për Realin e Madridit (8 francezi dhe 5 braziliani).

Në vendin e tretë qëndrojnë Erling Haaland dhe Raphael Guerreiro që kanë shënuar 10 gola për Borussia Dortmund. Po aq ka shënuar edhe dyshja e Bayernit, Robert Lewandowski- Joshua Kimmich. /Oversport.tv