Real Madrid i frikësohet largimit të Carlo Ancelottit në fund të sezonit dhe nis të mendojë për zëvendësuesin. “Los blancos” po mendojnë të rikthejnë në stol ish-trajnerin e tyre.
Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Jose Mourinho është emri më i lakuar ditëve të fundit në kampin e Real Madrid. E ardhmja e Ancelottit në Madrid është e pasigurt, pasi italiani po mendon marrjen e timonit të Kombëtares së Brazilit.
Për këtë, Real Madrid çon ndërmend rikthimin në pankinë të Jose Mourinho pas 10 vitesh largim. Tekniku portugez mori drejtimin e “Los blancos” në vitin 2010 dhe u largua pas tre vitesh në drejtimin e Chelsea. /oversport.tv
Foto: Real Madrid C.F, Facebook