E ardhmja e De Vrij shqetëson, Interi e gjen zëvendësuesin në Serie A

Me të ardhmen e Stefan de Vrij ende të paditur, Interi është i detyruar të shikojë për të ardhmen.

Ausilio dhe Marotta janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe dëshira është që ai të vijë nga Serie A. Më konkretisht bëhet fjalë për  Gleison Bremer.

Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, negociatat me agjentin dhe vetë lojtarin kanë nisur që në verë dhe ata janë duke bërë një punë diplomatike për ta bindur atë.

Gjithashtu, prestigjiozja italiane raporton se drejtuesit zikaltër mund të jenë takuar edhe me presidentin e Torinos, Cairo.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Kërkesa e tij është e qartë, Bremer lëviz nga Torino për 25 milionë euro. Ndërkohë, strategjia e drejtuesve zikaltër është e thjeshtë.

Në rast se de Vrij kërkon të largohet, duhet të sjellë në arkat e Interit të paktën 20 milionë euro. Në këtë mënyrë, Interi mund të blejë lehtësisht Bremer. /oversport.tv