E ardhmja e Luka Modric, Real Madrid e ndan mendjen përfundimisht

Real Madrid e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të zgjatë bashkëpunimin edhe me një vit me mesfushorin kroat, Luka Modric.

End nuk ka një marrëveshje, sikurse raporton Marca, por është e konfirmuar dëshira e klubit madrilen për të rinovuar.

Tashmë palët do të ulen të bisedojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët për anën financiare, që nuk besohet të jetë problem. / oversport.tv