E ardhmja e Moratës? Agjenti i lojtarit jep përgjigjen përfundimtare

Alvaro Morata po kalon një formë të mirë në startin e sezonit me Atletico Madrid. Megjithatë, zërat e merkatos e kanë lidhur shpesh sulmuesin spanjoll me një largim të mundshëm nga Madridi.

Për të heshur këto zëra ka menduar vetë agjenti i lojtarit Juanma Lopez. Përgjatë një interviste dhënë për “Chiringuito”, Lopez ka nxjerrë nga merkato Alvaro Moratën duke garantuar se ai do të qëndrojë tek Atletico Madrid.

“Për momentin them se ai do të qëndrojë tek Atletico. Ai ka një kontratë me Atleticon dhe do të qëndrojë këtu”, ishin disa nga fjalët që Lopez tha për të ardhmen e klientit të tij. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid, Twitter