E ardhmja e Paulo Dybala telenovelë, ngec sërish rinovimi me Juven

Një telenovelë që nuk ka fund! Paulo Dybala dhe Juventusi ende nuk dihet nëse do të nënshkruajnë një kontratë të re, edhe pse të gjithë prisnin vetëm firmën e zyrtarizimit.

Gazzetta dello Sport e vë në dyshim dhe shkak për këtë parashikohet të bëhet një element i rëndësishëm i kontratës së re.

Fillimisht Juventusi kishte ofruar një marrëveshje të vlefshme për 5 vite, por tani ka dalë një hipotezë tjetër sipas së cilës bardhezinjtë do propozojnë kontratë 3-vjeccare.

Kjo mendohet se do të vërë në diskutim rinovimin e kontratës, që mendohej se ishte çështje e mbyllur pas akordit të përgjithshëm që palët kishin arritur.

Agjenti i Dybala do të jetë më 12 janar në Itali dhe do të ndjekë finalen e Superkupës së Italisë, si dhe do të ulet të flasë shtruar edhe një herë me drejtuesit e Juventusit. / oversport.tv