E ardhmja e Rejës, nota për Shqipërinë, çështja Broja dhe Xhaka: Zbërthehet Duka

Armand Duka, presidenti i FSHF, ka dalë sot para mediave në një konferencë për shtyp dhe fillimisht ka deklaruar: “Duke pasur parasysh përfundimin e aktiviteteve të kombëtareve, ka pasur interes për sqarime për media të ndryshme. Aktivitetet në vitin 2021 kanë qenë të shumta në numër. Virusi na ka infektuar në të gjitha nivelet, por janë bërë ndeshje miqësore dhe shumë seleksionime.

Shqipëria grumbulloi 18 pikë si asnjëherë më parë dhe ka rinovuar ekipin. E ardhmja është premtuese dhe kjo është më e rëndësishmja. Sa i takon trajneri Reja dhe stafit të tij, mendoj se kanë bërë punë të mirë. Objektivi real ka qenë vendi i tretë, u luftua të ishim në play off dhe ishim afër. Kemi pasur shumë mungesa, disa ishin me Covid ndaj Polonisë. Në fund nuk ia arritëm të ishim në play-off”.

“10 nuk merr as fituesja e Kupës së Botës. Është e vështirë të bësh matematikë me lojë. Me bindje i vë notën 8. Kemi nisur një projekt me trajnerin dhe stafin. Kemi ndërtuar disa departamente dhe po punojmë për të prodhuar profesionistë të fushave të ndryshme të trajningut.  Nuk mund të ndërpritet ky projekt, që u nis vjet. Kontrata është deri më 30 nëntor 2022 dhe do vazhdojë”.

“Nuk është kollaj, edhe në një familje me tre fëmijë ka konflikte. Prindi mundohet t’i edukojë fëmijët. Me Shqipërinë janë ftuar rreth 40 futbollistë dhe në ndonjë rast ka konflikte e debate. Kur nuk je i lumtur është mirë, që tregon se ke ego. Nuk kemi probleme. Ekipi është i mirë, me djem të edukuar. Nuk i di problemet e ekipeve të tjera kombëtare. Kemi djem të seleksionuar jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe me sjelljen.

Ju flisni për Brojën dhe asnjë trajner a presidenti nuk mund të lejë pa bërë më të mirën. Ai ishte i dëmtuar, u bashku anë Londër me ekipin dhe i stërvit individualisht. Trajneri mori atë vendim për shkak të pasigurisë për gjendjen dhe në respekt të ekipit. Në futboll ekipi është më i rëndësishmi. Vetë djali pas ndeshjes kërkoi të qëndronte në ekipin për t’u kuruar. Ka biseduar vetë trajneri me lojtarin. Të tjerat janë histori të sajuara, për interesa të veta, që duan të akuzojnë. Broja është super talent, djalë i shkëlqyer dhe është vetëm 20 vjeç. Unë mendoj se të paktën në 10 vitet e ardhshme do e ndihmojë Shqipërinë”.

“Isha i bindur se do shkonim në play-off, por ishim të pafat. Kemi lojtarë që luajnë, që nuk ngrohin stolin. Plus kemi edhe të tjerë të rinj, të paktën dy prej tyre janë nga U21 që i pashë ndeshjen e fundit. Në Europian është më e lehtë të arrish, mundësitë janë më të mëdha. Ekipin e kemi të mirë dhe është plotësisht e mundur të jemi pjesë e EURO 2024”.

“Në stadiumin e vet nuk po luan Kukësi, që nuk e kishte ëndërruar. Së shpejti do luajnë në fushën e tyre. Edhe Teuta po rinovon fushën. Janë zgjedhje të vetë klubeve. Pjesa tjetër luajnë në fushat e tyre. Nuk do të thotë që Shqipëria ka infrastrukturë perfektë. Duhet të ngulmojmë te fushat e stërvitjes për fëmijët, pasi na mungojnë në numër dhe cilësi. Kemi nisur projektin e 100 fushave me bar natyral. Nuk mjaftojnë, edhe pse nuk është detyra e FSHF. Rikandidimi? Do ta jap këtë përgjigje kur të vendoset për asamblenë”.

“Me 16 dhjetor hidhet shorti i Nations League. Kontrata i përfundon nëntorin tjetër. Qëndrimin e tij nuk e vendos vetëm unë, duhet edhe ai të thotë po. Kemi kohë të mendojmë. Mund të them që Reja e ka ndihmuar kombëtaren e Shqipërisë. Jo vetëm morëm 18 pikë, apo u ngjitëm në Nations League, por ka prodhuar edhe futboll. Të gjithë u mërzitën me humbjen në Poloni, por të gjithë ishin të kënaqur me lojën. Mbase e tentuam edhe në Wembley dhe rezultoi fatale. Rezultatet nuk janë fryt i punës së një personi, por i çdo personi”.

“Manajn e kanë akuzuar shumë pse nuk e pasoi. Mund të ndodhte që të ishte si në Wembley dhe të mos shënonte. Futbolli është lojë gabimesh. Padyshim pengu është rezultati në Tiranë kundër Polonisë”.

“Bushi thotë përherë, më sillni Brojën e Kumbullën dhe kualifikohem. Nuk mund t’ia mohosh të drejtën e një futbollisti të jetë në ekipin A. Në ndeshjen e fundit ishim në emergjencë dhe e rikthyem Muccin. Reja dhe i gjithë stafi njohin dhe shohin çdo individ, nga U15 e lart. Janë prezent në çdo seleksionim, brenda dhe jashtë. Reja është në një moshë relativisht të madhe, por mënyra se si mendon për të ardhmen duket sikur është 20 vjeç”.

“Maqedonia a ka diçka më shumë se ne? Kemi nivel më të lartë se rajoni, duke përjashtuar Kroacinë. Maqedonia e Veriut në kombëtaren A ka një brez të mirë, që luajnë mirë futboll. Lojtarët kryesor i kanë shqiparë dhe kjo na bën edhe ne krenarë. Ia kanë dalë të marrin ato rezultate. Nëse nuk do pësonim atë gol me Poloninë, mund të ishim edhe ne në play-off”.

“Broja duhet menaxhuar mirë. Fatkeqësisht apo fatmirësisht janë prezent edhe prindërit herë pas here. Ju të gjithë keni kohë në futboll dhe nuk i njihni baballarët e Gjimshitit dhe të tjerëve, kurse të Brojës po”.

“Xhaka? Më vjen keq që nuk e kem më, që nuk kem një luftëtar të tillë si Taulanti. Kohët e fundit nuk ka pasur mundësi të jetë, ka qëndruar jashtë prej dëmtimit. Kam biseduar me të, para se ta merrte vendimin. Ai e sheh veten që nuk ka mundësi ta ndihmojë ekipin. E vlerësoj për atë që ka dhënë, ka qenë pjesë e historisë, pasi luajti në Francë. Le t’i urojmë suksese në vazhdim”. / oversport.tv