E ardhmja e Romelu Lukaku një “puzzle”, Goal e çon te Milani

Romelu Lukaku mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi te Chelsea nuk ka mundur të tregojë dot vlerat e tij, edhe pse u paguan 115 milionë euro për shërbimet e tij tek Interi.

Tashmë belgu konsiderohet një opsion për Milanin. Gjithsesi që të ndodhë një lëvizje e tillë duhen plotësuar shumë kushtet.

Pronarët aktualë të Milanit as që e çojnë ndërmend një operacion “big” për të rikthyer Lukakun në Serie A. “Goal” shkruan se ai mund të bëhet synim i kuqezinjve në momentin e shitjes tek Investcorp.

Këta të fundit, nëse marrin pronësinë e Milanit do të mendojnë për një goditje të madhe në sulm dhe Lukaku është një opsion. Ajo çka mund ta lehtësojë transferimin është edhe shitja e Chelsea.

Sulmuesi përfiton 325 mijë paund në javë dhe drejtuesit e ri që do të vijnë me shumë shanse do mundohen të ulin humbjet dhe shitja e Lukaku nën normën e tregut ka shumë shanse që të ndodhë. Në kushte të tilla Milani mund të operojë më lehtë. / oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter