Dilemat për trajnerin Diego Longo, Kukësi del me qëndrim zyrtar

Kukësi është rikthyer në fushën e blertë ditën e sotme dhe seancën stërvitore e ka drejtuar përgatitësi atletik Iris Selimi.

Klubi verilindor ka bërë me dije se trajneri italian, Diego Longo, do ta drejtojë nga nesër skuadrën, pasi ndodhet në Itali dhe mbërrin në vendin tonë pasdite.

“Skuadra ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e parë pas pushimit 3 ditor që kishte. Stafi teknik ka përfituar nga nderprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe sot është rikthyer.

Stërvitja e sotme është drejtuar nga përgatitesi atletik Iris Selimi, i cili ka marrë udhëzimet nga trajneri Diego Longo.

Tekniku italian do të mbërrijë sot pasdite në Tiranë dhe e kishte të pamundur të arrinte stërvitjen për shkak të orarit të fluturimit”, njofton klubi i Kukësit. / oversport.tv