E ardhmja në Napoli e pasigurt, nga Premier League ka kërkesa për Lozanon

Hirving Lozano ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e titullit kampion me Napolin, por kjo nuk mjafton. E ardhmja e meksikanit në Itali është e pasigurt, ku për të ka pasur së fundmi kërkesa.

Sipas “Calciomercato”, disa klube të Premier League kanë menduar të bëjnë një lëvizje për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. Agjentët e Lozanos kanë bërë një takim kohët e fundit me drejtuesit e Napolit për të folur mbi të ardhmen e sulmuesit.

Javën e ardhshme pritet një tjetër takim mes palëve, ku mund të vendoset fati i lojtarit. Lozano u transferua te Napoli në vitin 2019 nga PSV Eindhoven për shifrën e 45 milionë euro. /oversport.tv