E ardhmja në pikëpyetje, Luis Alberto mungon në stërvitjet e Lazios

Dje Luis Alberto nuk është stërvitur me shokët e skuadrës, ashtu siç ndodhi të martën, një ditë pas ndeshjes kundër Juventusit.

Sot do të kuptohet nëse mungesa e tij do të justifikohet nga ndonjë problem fizik apo kemi të bëjmë me një tjetër situatë.

E ardhmja e spanjollit nuk është e sigurt në Romë dhe Lazio është e gatshme që ta sakrifikojë nëse merr ofertën e duhur. / Oversport.tv