E ardhmja tek PSG? Zidane takohet me Leonardon në Paris

Zinedine Zidane duket gjithmonë e më pranë stolit të Paris Saint-Germainit, që dje u mposht në Champions League nga Manchester City.

Sipas të përditshmesh franceze “Le Parisien”, sot në mëngjes ka ndodhur një takim në një hotel të kryeqytetit francez mes “Zizou”, drejtorit sportiv Leonardo dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit kryeqytetas Jean-Claude Blanc.

Dëshira e drejtuesve të Paris Saint-Germain është që të ulin në stol ish-trajnerin e Realit të Madridit në fund të sezonit aktual, ndonëse pas humbjes së djeshme dhe deklaratave të Mauricio Pochettinos ( thashethemet në botën e futbollit janë të shumta) për të ardhmen e tij, skenarët mund të ndryshojnë më shpejt dhe ardhja e Zidane mund të paraprihet. / Oversport.tv