E bujshme nga Franca/ Galtier përfundon në burg, trajneri i PSG arrestohet bashkë me djalin

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca ku trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier është arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese. Numri një i stolit të PSG është arrestuar në akuzën për diskriminim racor dhe fetar.

Lajmin e bën të ditur “Frace Press”, e cila zbulon se për momentin Galtier ndodhet në paraburgim në Nicë, së bashku me djalin e tij.

Një hetim paraprak u hap në mesin e prillit për shkak se trajneri 56-vjeçar dyshohej për diskriminim racial dhe fetar. Gjithçka ka ndodhur gjatë sezonit 2021-2022, kur Galtier ishte trajner i Nice. /oversport.tv

Foto: PSG, Facebook