E bujshme nga Franca, Milan Skriniar mund të ketë mbyllur sezonin

Gjendja e Milan Skriniar vazhdon të shqetësojë Interin. Prej javësh ai po ndjen dhimbje të bezdisshme në shpinë dhe rrezikon tashmë të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Benfinca.

Lajme të këqija vijnë orët e fundit në kampin zikaltër për gjendjen e mbrojtësit 28-vjeçar. Sipas francezes “L’Equipe”, situata për Milan Skriniar nuk do të jetë e mirë dhe se mbrojtësi zikaltër tashmë e ka mbyllur sezonin.

Supozohet që sllovaku ka qenë një klinikë të besuar të klubit të Paris Saint-Germain për të kryer disa ekzaminime. Megjithatë, kjo është mohuar më vonë nga vetë lojtari.

Skriniar nuk arriti dot të ishte pjesë e Interit në derbin e Italisë kundër Juventusit një javë më parë. Gjithashtu, ai nuk ishte i disponueshëm për Sllovakinë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Euro 2024. /oversport.tv