Nipi i mbretit të Kamboxhias, Norodom Ravichak, ka konfirmuar në intervistën e dhënë për RFI se kërkon të marrë në pronësi klubin legjendar të Saint-Etienne.
“Është e vërtetë”, pohoi princi, “Kam ofruar veten si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk kam ardhur për të kryer veprime financiare. Dua të investoj në një projekt afatgjatë dhe të kujdesem për këtë klub”, shtoi ai.
Nëse palët bien dakord për marrëveshjen, Norodom do i sigurojë klubit francez financa të mjaftueshme, për t’i përmbushur ambiciet dhe për të kthyer Saint-Etienne në lavdinë e saj të dikurshme.
“Të gjelbërit” kanë 10 kampionate të fituara në historinë e tyre. Trofeu i fundit për klubin është një kupë e ligës e fituar në vitin 2016
Këtë sezon të ri, Saint Etienne po kalon një krizë rezultatesh dhe renditet momentalisht në vendin e parafundit me 3 pikë të grumbulluara në 7 javë kampionat. / Oversport