10 ndeshje pa fitore, që kanë zbritur skuadrën në vendin e 9-të në renditje, 5 pikë larg vendit të 6-të që mbahet nga Bayer Leverkusen. Për Eintracht Frankfurt është një moment delikat si në fushë edhe jashtë saj.
Kritikat e vazhdueshme të Oliver Glasner për cilësinë e organikës dhe një protagonizëm i tepruar i teknikut mund të sjellin një divorc të bujshëm para përfundimit të sezonit.
Sipas “Sport Bild”, në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes teknikut Glasner dhe drejtorit sportiv Markus Krösche, në përfundim të të cilit do të vendoset nëse austriaku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës, për të luajtur finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Leipzig, e programuar në 3 qershor.
Një lajm me të vërtetë i pabesueshëm, kur mungon edhe një muaj nga përfundimi i sezonit dhe nëse merren në konsideratë rezultatet që ka arritur Glasner, që vetëm një vit më parë i dha klubit trofeun e parë ndërkombëtar (Europa League) pas 42 vitesh pritje. / Oversport.tv