E bujshme nga Italia, Ibrahimovic mund të zëvendësojë si agjent Mino Raiolan

Ndarja e parakohshme nga jeta e agjentit të njohur të futbollit Mino Raiola ka krijuar shumë dyshime se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarëve që ai menaxhonte. Megjithatë, një problem tjetër është edhe fakti se kush do të drejtojë agjencinë e tij dhe në skenë ka hyrë një emër shumë interesant.

Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, që sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb, sulmuesi suedez mund të marrë drejtimin e kompanisë nga viti i ardhshëm. Ai është një person karizmatik që mund ta ndihmonte shumë agjencinë në këtë moment.

Megjithatë, dëshira e familjarëve të Raiolas është që drejtimin ta marrë kushëriri i tij Vincenzo Raiola i cili në 15 vitet e fundit e ka ndjekur hap pas hapi Minon në çdo tratativë që ka bërë. Megjithatë Vincenzo nuk vjen vetëm pasi ai bashkëpunon shumë ngusht me Sandro Martone.

Një kandidat sakaq është edhe drejtuesi në zyrën e Holandës, Jose Fortes Rodriguez.

Ndërkohë që një tjetër problem është tratativa që Raiola la përgjysmë për situatën e Erling Haaland. Megjithatë, edhe kjo gjë është sistemuar pasi me këtë situatë po merret avokatja braziliane, Rafaela Pimeta. I njëjti person që është marrë edhe me yllin e Manchester United, Paul Pogba. /oversport.tv