E çuditshme, trajneri i Werder hetohet për certifikatë të rreme vaksinimi

Markus Anfang është nën hetim me akuzën e përdorimit të certifikate të rreme vaksinimi kundër COVID-19.

Trajneri i Werder Bremen e ka mohuar diçka të tillë, ndërkohë që klubi u vu menjëherë në dijeni për hetimin e nisur nga autoritetet.

Klubi gjerman bën me dije se ka pasur një bisedë me trajnerin e tyre që i hedh poshtë me forcë akuzat dhe siguron që është i vaksinuar plotësisht me të dyja dozat dhe nuk ka përdorur certifikatë false vaksinimi.

Anfang mes të tjerash shprehet se shpreson që kjo çështje të marrë fund sa më shpejt, pasi është i pafajshëm dhe se është vaksinuar në një qendër zyrtare vaksinimi. / oversport.tv