E diela dhe e hëna “zjarr”, duelet e javës së pestë të Abissnet Superiore

FSHF ka përcaktuar datat dhe oraret për ndeshjet e javës së pestë të Abissnet Superiore. Gjithçka nis me duelet e së shtunës, Laçi-Egnatia dhe Kastrioti-Skënderbeu, që luhen prej orës 13:45.

Të dielën ka duele mjaft të forta dhe fillimisht zhvillohet dueli mes Partizanit dhe Kukësit në “Air Albania”. Teuta-Tirana, dueli i kreut, luhet në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Java e pestë mbyllet në stadiumin “Loro Boriçi”, me Vllazninë që pret Dinamon. Dy skuadra pretendente, që në fushë zbresin prej orës 19:45 të hënën.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 5

E shtunë, më 16 tetor
Ora 13:45 | Laçi-Egnatia
Ora 13:45 | Kastrioti-Skënderbeu

E diel, më 17 tetor
Ora 16:45 | Partizani-Kukësi
Ora 19:45 | Teuta-Tirana

E hënë, më 18 tetor
Ora 19:45 | Vllaznia-Dinamo

/ oversport.tv