E diela e futbollit! Luhen “klasike”, në të gjithë ligat e rëndësishme të Europës

E diela e sotme është e mbushur me plot sfida emocionuese dhe plot rivalitet në të gjitha kampionatet kryesore të Europës.

Në Serie A luhet Derbi i Italisë, Inter-Juventus dhe Derbi i Jugut, Napoli-Roma, takime që transmetohen Live dhe ekskluzivisht në Oversport.

Në Spanjë luhet “El Clasico”. Në orën 16:15 në një “Camp Nou” të mbushur plot e përplot Barcelona e Koemanit do të presë rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.

Në Angli në “Teatrin e Ëndrrave” do të luhet një klasike e Premier Ligës, pasi Manchester United do të ndeshet me Liverpoolin në “Old Trafford” në orën 17:30.

Në Francë luhet klasikja e Ligës 1, Marseille do të presë në “Velodrom” milionerët e PSG-së. Një ndeshje me një rivalitet që fortë, që përjetohet shumë nga tifozeritë e të dyja skuadrave.

Edhe në Eredivisie kemi një tjetër klasike, pasi dy skuadrat më të mëdha të Holandës, Ajax dhe PSV do të përballen me njëra-tjetrën në orën 16:45 në ndeshjen më të rëndësishme të vendit. /Oversport.tv