E drejta e imazhit bëhet çështje, Mbappe refuzon foton me kombëtaren franceze

Kylian Mbappe ka refuzuar të marrë pjesë në fotot zyrtare të Kombëtares së Francës, të cilat janë planifikuar të realizohen ditën e nesërme.

Ky vendim i sulmuesit të PSG ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve me kombëtaren në lidhje me sponsorët e kësaj të fundit. Kjo çështje u bë edhe më problematike, pasi Federata Franceze e Futbollit nuk e mori në konsideratë modifikimin e marrëveshjes së sponsorëve për lojtarët, ku përshihet edhe talenti 23-vjeçar.

Përmes një njoftimi, sulmuesi francez ka shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë marrëveshje me kombëtaren mbi këtë problematikë, me synimin që ajo të mbyllej para Kupës së Botës.

Mungesa e dakortësisë mes Mbappe dhe kombëtares ka nisur që në mars të këtij viti, ku talenti i PSG nuk dëshironte që imazhi i tij të lidhej me partnerë të caktuar të Kombëtares franceze, ku përfshiheshin disa kompani bastesh apo pika të ushimit të shpejtë./Oversport.tv