Mallkimet zënë Milanin, ylli i mesfushës del pozitiv me COVID-19

Mallkimet duket se kanë zënë Milanin. Veç dëmtimeve, në kampin kuqezi rikthehen edhe COVID-19.

Pas Theo Hernandez, edhe Brahim Diaz është infektuar nga virusi famëkeq që edhe vjet e penalizoi Milanin në ndeshje të rëndësishme.

Trajneri Pioli tani duhet t’i bëjë llogaritë pa Diaz, i cili ishte kthyer në një titullar të rëndësishëm dhe kishte bërë që të mos ndihej mungesa e Hakan Calhanoglu.

Milani, i renditur në vendin e dytë pas 7 javësh kampionat, përballet nesër në mbrëmje me Hellas Verona prej orës 20:45. / oversport.tv