E fundit nga Spanja, Dani Alves nën arrest për sulm seksual

Lajmi i fundit raportohet nga “ABC” e Spanjës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventus dhe PSG, Dani Alves është arrestuar, si akuzë e një sulmi seksual që bëri bujë pak javë më parë.

Mëngjesin e sotëm 39-vjeçari është paraqitur për të dëshmuar për akuzën ndaj tij. Një grua në Spanjë, pretendonte se ja qenë viktimë e dhunës seksuale brenda nën një disko në Barcelonë më datë 30 dhjetor.

Gjykata tani do të vendosë nëse do të vazhdojë me një padi ndaj Dani Alves apo do ta lirojë atë. Më parë në një emision, mbrojtësi brazilian e kishte mohuar kategorikisht një akuzë të tillë. /oversport.tv

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook