E habitshme, Balaj e Roshi ndëshkohen me kartonë të kuq në Turqi

Bekim Balaj dhe Odise Roshi janë bërë protagonistë në ndeshjen e sotme të Boluspor kundër Bursaspor.

Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare ishin titullarë në këtë sfidë, por u detyruan ta mbyllin para kohe.

Balaj, i cili dha edhe asistin e golit të Kasongo në minutën e 42-të, u ndëshkua me karton të verdhë pjesën e parë dhe e pa të verdhin e dytë para syve në minutën e 54-t.

Dhjetë minuta më pas u zverdh edhe Odise Roshi, i cili nuk u përmbajt dhe prej protestave ndaj arbitrit mori edhe të verdhin e dytë dhe la skuadrën e tij me 9 lojtarë. / oversport.tv

Fotot: Boluspor, Twitter