“E ka mendjen te paratë”, nëna e CR7 kundër martesës së tij me Georginën

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, nuk dëshiron që i biri të martohet me partneren e tij aktuale Georgina Rodriguez.

Sipas saj, ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë do që t’i bashkohet familjes së Ronaldos për motive ekonomike.

Ylli portugez beson se do ishte i lumtur të lidhte martesë me Georginën, me të cilën ai ndan një jetë familjare në Manchester, ku jetojnë me Cristiano Junior, Evën, Mateon dhe Alanën, kjo e fundit vajza që kanë së bashku.

Modelja po pret propozimin e Ronaldos, por familja e tij po tenton ta bllokojë këtë martesë të mundshme. Burimet afër lojtarit thonë se nëna e portugezit nuk do lejojë që Georgina të martohet me djalin e tij për çështje ekonomike.

Njëjtë mendojnë dhe fëmijët e tjerë të familjes, të cilët kundërshtojnë hapur Georginën rreth vendimit për të lidhur kurorë me Ronaldon.

Më herët, Cristiano u nda nga ish e dashura e tij Irina Shayk sepse kjo e fundit kërkonte që nëna e tij të qëndronte larg tyre. Koha do e tregojë, nëse ai do ta dëgjojë sërish nënën e tij për Georginën, sikurse veproi me rusen vite më parë./ Oversport.tv