“E kam të gjithë ekipin gati përveç 3 lojtarëve” Colella: Hoti e ka problemin me klubin

Ditën e shtunë në orën 18:00, “Niko Dovana” do të hapë dyert për të pritur një përballje mes Erzenit dhe Partizanit për javën e 31-të të “Abissnet Superiore” të cilën keni mundësi ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo. Përpara këtij dueli, tekniku i “demave të kuq” Giovani Colella, ka folur për mediat.

“Mendoj se një skuadër që nuk fiton prej disa ndeshjes, është më e rrezikshme nga të gjitha. Në këtë fazë që jemi, është normale që ndeshje të jenë të vështira. Takimi i fundit që fituam 3-0 ndaj Erzenit, nuk ishte i lehtë. Përveç Maguette, Selmanit dhe Sembene, nuk do të kemi mungesa, të gjithë të tjerët do të jenë të gatshëm.

Më në fund do të luajmë në një ndeshje që nuk bie shi dhe nuk do të lagemi. Problemi është mes Hotit dhe klubit të Partizanit, unë po jap më të mirën në punën që po bëj.

Hotin e kam pjesë të organikës dhe e konsideroj futbollist. Nuk mund të flas për përfundimin e kontratës së tij sepse edhe mua më përfundon në qershor. I bie që unë të mos punoj deri atëherë?” – u shpreh Colella. /oversport.tv