E kërkoi më ngulm Milani, Eintrach Frankfurt zyrtarizon afrimin e sulmuesit

Ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit për sulmin, por Randal Kolo Muani ka firmosur me një tjetër ekip. Tashmë është zyrtare transferimi i tij te klubi gjerman i Eintrach Frankfurt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se ai ka firmosur një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me Frankfurtin deri në vitin 2027.

Aktualisht sulmuesi francez është pjesë e Nantes. 21-vjeçari do të qëndrojë deri në përfundimin e këtij sezoni në Francë dhe më pas do të transferohet në Gjermani nga 1 korriku i ardhshëm. /oversport.tv

Foto: profis.eintracht.de