Me Kupën e Botës që pritet të nisë shumë shpejt dhe ndalesën e kampionateve, drejtuesit e klubeve po mendojnë si të ristrukturojnë ekipet e tyre. Do të jetë një periudhë që përveç spektaklti në Katar do të mendohet edhe për merkaton ku klubet dëshirojnë të forcojnë ekipet e tyre.
Bayer Munich është hedhur menjëherë në sulm për Marcus Thuram. Kontrata aktuale e Thuram me Borussia Monchengladbach skadon në fundin e këtij sezoni dhe sulmuesi po mendon për një avneturë të re. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët bavarezë që dëshirojnë ta afrojnë që në merakton e janarit.
Megjithatë, Bayerni nuk është vetëm në këtë garë. Pas Marcus Thuram janë edhe dy emra “Big” nga Italia. Interi dhe Juventusi po e ndjekin prej kohësh 25-vjeçarin, por me futjen në garë të Bayernit gjithçka është vështirësuar. Për kartonin e Thuram mjaftojnë 10 milionë euro në mënyrë që ai të largohet që në janar nga Gladbach. /oversport.tv
Foto: Gladbach, Twitter