E kërkon gjithë Europa, Rudiger duket se e ka vendosur largimin nga Chelsea

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka filluar bisedimet me Tottenham dhe Manchester City për një transferim të mundshëm verën e ardhshme, shkruajnë mediat britanike.

Mbrojtësi i Gjermanisë është bërë një nga pikat kryesore të skuadrës së Chelseat, që kur është transferuar në Angli. Kontrata e tij me blutë skadon në fund të sezonit dhe aktualisht nuk është arritur një marrëveshje e re me skuadrën londineze.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm Rudiger do të jetë i lirë që të nisë bisedimet me klubet e tjera, nëse nuk ka nënshkruar rinovimin me Chelsean.

Gianluca Di Marzio shkruan se edhe Juventusi dhe PSG-ja janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit. 28-vjeçari ka kohë që është edhe në shënjestrën e Bayernit të Mynihut.

“Rudiger është në bisedime me Juventusin, Manchester City, Tottenham dhe PSG. Duket shumë i vështirë rinovimi i kontratës, prandaj ai do të bashkohet me një nga 4 skuadrat e përmendura më lart”, thotë  Di Marzio. /Oversport.tv