E kërkon me ngulm PSG-ja, Ousmane Dembele kthen përgjigjen përfundimtare

Ditët e fundit në Francë u bë me dije se PSG ishte hedhur në sulm për të marrë shërbimet e lojtarit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Ky i fundit është një objektiv i gjigantëve francezë prej kohësh, por pavarësisht negociatave të shumta nuk kanë arritur dot të bien dakord për të hedhur firmën në kontratë.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në këtë merkato verore, pasi Ousmane Dembele ka kthyer edhe përgjigjen e tij finale. Ai ka refuzuar ofertën që ka bërë PSG, duke u shprehur se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe të trajnohet nga Xavi. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook