E kërkonin shumë klube të Serie A, Salernitana rinovon me mesfushorin

Lassana Coulibaly do të vazhdojë aventurën e tij me Salernitanën. Mesfushori nga Mali ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga Salerno dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht vetë Salernitana me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Coulibaly ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2026.

Coulibaly është kërkuar nga shumë klube të tjera në Serie A, por ai do të vazhdojë me Salernitanën. Megjithatë, në kontratën e tij të re nuk ka asnjë klauzolë largimi. /oversport.tv

Foto: US Salernitana 1919, Twitter