“E kisha shkarkuar direkt Rejën”, Baba i futbollit në Kosovë “godet” prej Brojës

Ismet Munishi, i njohur edhe me nofkën “Baba” në Kosovë, kapet me trajnerin e kombëtares shqiptare, Edy Reja.

Tekniku aktual i Ballkanit, pas fitores së kuqezinjve kundër Hungarisë, në rrjetet sociale bëri një postim tipik tijin.

Frymëzimin e mori nga Armando Broja, sulmuesi i Southampton që shënoi golin trepikësh ndaj hungarezëve.

“Sonte e kisha shkarkuar Edi Rejën, vetëm për faktin që nuk e ka aktivizuar deri tani Brojën. Bravo djaloshi i artë i kombëtares shqiptare.

Ti Shqipëri me jep nder. Urime Fitorja”, shkruan Munishi në llogarinë e tij në “Facebook”. / oversport.tv