E kishin bërë vetëm Heynckes e Muller, Harry Kane fut emrin e tij në histori

Harry Kane shkruan emrin përkrah emrave të mëdhenj të futbollit, që kanë spikatur ndër vite dhe kanë fituar shumë.

Sulmuesi i Tottenham shënoi ditën e djeshme tre gola në ndeshjen e Conference League. Mura, skuadra që eliminoi Shkëndijën në Champions League, ishte “viktima”.

Kane bëhet i treti lojtarë që ka arritur të realizojë tregolësh në tre komperticione të ndryshme europiane (Champions League/European Cup, Europa League/ UEFA Cup, Kupa e Kupave dhe Conference League).

Më parë diccka të tillë e kanë bërë dy yje të futbollit gjerman, Jupp Heynckes që shkëlqente me Borussia M’Gladbach dhe “ustai” i golit, Gerd Muller, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. / oversport.tv