E konfirmojnë nga Italia, veterani rinovon për një vit me Lazion

Verën e vitit të kaluar, Lazio arriti të transferojë Pedron si një lojtar të lirë nga Roma. Më 30 qershor të këtij viti, sulmuesit spanjoll i ka skaduar kontrata me bardhekaltrit dhe duket se e ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Siç raporton italiania “Il Messaggero”, ish-sulmuesi i Barcelonës do të jetë pjesë e kryeqytetasve të Italisë të paktën edhe për një sezon duke rinovuar kontratën që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2024.

Kontrata e cila thuhet se ka firmosur Pedro, është me opsion për rinovim deri në vitin 2025 dhe spanjolli do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon. /oversport.tv