Tashmë pritja ka marrë fund dhe pas largimit të Cristiano Giuntolit, Napoli ka një drejtor të ri sportiv. Mauro Meluso është konfirmuar sot nga presidenti De Laurentiis si drejtori sportiv i kampionëve të Italisë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Mauro Meluso është drejtori i ri sportiv i Napolit. Mirë se vini në familjen tonë dhe urimet më të mira për punën tuaj!”, u shpreh presidenti Aurelio De Laureniis.
58-vjeçari ka qenë në detyrë si drejtor sportiv në shumë klube italiane që nga viti 2011. Meluso ishte pjesë e Frosinones në vitet 2011-2013, Cosenza 2014-2016, Leçe 2016-2020 dhe Spezia 2020-2021.
Tashmë detyra e Melusos do të jetë tek Napoli, pasi Cristiano Giuntoli u largua dhe pak ditë më parë u bë pjesë e Juventusit. /oversport.tv
Sono lieto di annunciare che Mauro Meluso è il nuovo Direttore Sportivo del Napoli. Benvenuto nella nostra famiglia e auguri di buon lavoro! Aurelio De Laurentiis
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) July 12, 2023