E konfirmon dhe Tiago Pinto, Maitland-Niles është shumë pranë Romës

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka konfirmuar afrimin e Maitland-Niles në kryeqytet. Pinto dha një intervistë në prag të sfidës kundër Milanit, ku konfirmoi për mikrofonat e DAZN se anglezi është shumë pranë Romës.

“Për Maitland-Niles po flasim me Arsenalin. Ai është shumë pranë. Pastaj ka shumë emra të tjerë për të cilët nuk është koha për të folur.Fatkeqësisht, në dy vitet e fundit ne  kemi përjetuar këtë situatë me Covid, nuk mund të harrojmë se futbolli gjithsesi duhet të ecë”.

Kështu, njësoj si kanë raportuar mediat vendase, tashmë ka qenë edhe vetë personi konkret që merret me merkaton e Romës që e konfirmon këtë transferim. Megjithatë, të gjithë janë në pritje për të parë se kur do të zyrtarizohet gjithçka. /oversport.tv