E konfirmon drejtori sportiv i Besiktas: Pjanic do të rikthehet te Barcelona

Miralem Pjanic do të rikthehet te Barcelona. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i Besiktas, Ceyhun Kazanci. Ai foli për të ardhmen e lojtarëve të huazuar, midis të cilëve bënë pjesë edhe mesfushori boshnjak.

“Njësoj si Batshuayi, po flasim vetëm për një huazim të thjeshtë. Në fund të sezonit do të përshëndetemi me njëri tjetrin sepse nuk do të qëndrojnë më me ne”.

Me këtë deklaratë, është konfirmuar gjithashtu se edhe Batshuayi do të rikthehet te Chelsea. Klubi turk nuk do t’i blejë lojtarët. Për sa i përket Pjanic, ai ka një kontratë me Barcelonën që zgjat deri në vitin 2024. /oversport.tv

Foto: Beşiktaş, Facebook