E konfirmon kushëriri i Vidal: 80% shanse të shkojë te Boca Juniors

Arturo Vidal është gjithnjë e më pranë Boca Juniors. Sipas raportimeve nga mediat argjentinase, drejtuesit e klubit nga Buenos Aires i kanë paraqitur agjentëve të lojtarit një ofertë formale me një kontratë që do ta mbajë lidhur deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Për të konfirmuar këto lajme ka qenë vetë kushëriri i mesfushorit kilien. Gonzalo Vasquez foli për situatën e Vidal në një intervistë për Radio La Red ku e konsideroi si diçka pothuajse të sigurt.

“Boca lëvizi shpejt për të dhe mendoj se ka një probabilitet prej 70%-80% që marrëveshja të arrihet. Me shumë gjasa do të zgjidhet gjithçka javën e ardhshme”, tha ndër të tjera Vasquez. /oversport.tv