Barcelona do të ndryshojë sponsorin e saj kryesor duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave, katalanasit do të bashkëpunojnë me gjigantin e industrisë muzikore, Spotify. Do të jetë pikërisht ky emri i ri që do të shfaqet në fanellën e tyre.
Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i katalanasve, Joan Laporta. Ai foli për mediat ku tha se shumë shpejt pritet që të vijë edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.
“Negociatat janë duke u zhvilluar dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Ne do ta bëjmë njoftimin zyrtar kur të ketë nënshkrime për kontratat. Besojmë se është opsioni më i mirë për fanellën e Barcelonës, një lidhje me muzikën.
Është një vendim i rëndësishëm, shpresoj që së shpejti të ketë një Mbledhje të Jashtëzakonshme të Aksionerëve me aksionerët kryesorë për ta miratuar atë”. /oversport.tv