E konfirmon presidenti i Bayern, Muller do të mbyllë karriën e tij në Mynih

Thomas Muller nuk ka rinovuar ende me Bayernin dhe së fundmi shumë zëra në merkato thonë se ka mundësi edhe që ai të largohet. Megjithatë, për të heshtur të gjitha këto zëra ka menduar vetë presidenti i Bayern, Herbert Hainer.

Përgjatë një interviste për BARSPORT24 ai deklaroi se Thomas Muller do të rinovojë me Bayernin. Për më tepër ai konfirmoi se sulmuesi gjerman do ta mbyllë karrierën në Mynih me fanellën e ekipit të tij të zemrës.

Kështu, sipas presidentit Muller do të mbyllë karrierën aty ku e nisi atë. Thomas Muller nuk ka luajtur me asnjë ekip tjetër pargjatë karrierës së tij përveç Bayern Munich. Ndërkohë që mbetet pezull kontrata e Robert Leëandoëski që mund të largohet në drejtim të Barcelonës. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook