E konfirmon Presidenti i Federatës: Lionel Scaloni do të rinovojë me Argjentinën

Lionel Scaloni do të rinovojë kontratën e tij si trajner i Argjentinës. Kjo ka qenë deklarata mjaft e qartë që bëri presidenti i Federatës së Futbollit Albiceleste, Claudio Tapia. Një muaj pas triumfit në Botëror, firma e trajnerit nuk ka ardhur ende, por drejtuesit e Federatës nuk janë të shqetësuar.

“Scaloni është me pushime dhe po i shijon pushimet me familjen e tij. Sapo të arrijë në Argjentinë, ne do të ulemi dhe do të përfundojmë atë që duhet të përfundojë. Jemi të dy burra të fjalës dhe ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit”, shpjegoi Tapia për  “La Red”.

“Ndonjëherë ka detaje të vogla që duhet të diskutohen dhe kjo është e vetmja gjë që mungon,” shtoi ai. “Sapo të vijë në Buenos Aires, ai do të nënshkruajë kontratën e tij të re sepse kjo është ajo që ne të gjithë duam”, përfundoi Tapia. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter