E konfirmon trajneri i Kombëtares afrikane: Brahim Diaz mund të luajë për ne

Mesfushori i Milanit, Brahim Diaz, mund të zgjedhë të përfaqësojë Kombëtaren e Marokut. 23-vjeçari ka luajtur në grupmosha të ndryshme të të rinjve të Spanjës, por debutimi me Kombëtaren A nuk ka ardhur ende.

Diaz i cili është në pronësi të Real Madridit ka lindur në Malaga, por babai i tij është maroken dhe ai ka shtetësi të dyfishtë. Për këtë arsye, mesfushori kuqezi mund të zgjedhë mes Spanjës dhe Marokut.

Trajneri i Marokut, Regragui, ka pranuar se ka pasur një takim me 23-vjeçarin për të diskutuar mbi këtë mundësi. “Shkova në Milano për të takuar Brahim Diaz. Ai ka shtetësi të dyfishtë.

Ne bëmë një diskutim të gjatë dhe ai u tregua i sinqertë. Nuk jemi duke negociuar. Ai po reflekton për të kuptuar se çfarë të bëjë mes Spanjës dhe Marokut, por do të jetë vendimi i tij”, u shpreh ndër të tjera tekniku i Kombëtares afrikane. /oversport.tv