Aventura e Remo Freuler me Atalantën është e destinuar të vazhdojë edhe më gjatë. Klubi nga Bergamo dhe mesfushori kanë rinovuar kontratën dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë zviceriani gjatë një intervistë dhënë për L’Eco di Bergamo.
Ai pranoi se ka firmos një kontratë deri në vitin 2025, duke treguar më pas se cikli i Atalantës nuk ka përfunduar ende. “Kam firmosur një kontratë deri në vitin 2025. Do të provoj t’i ndryshojë idenë të gjithë atyre që thonë se cikli jonë ka përfunduar”, u shpreh ndër të tjera Freuler.
Prej kohësh në Itali po flitet se cikli i Atalantës ka përfunduar dhe nga sezoni i ardhshëm priteshin shumë ndryshime. Një prej tyre ishte edhe Freuler, por me këtë deklaratë tashmë gjithçka duket se gjithçka ka marrë përgjigje. Freuler do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2025 në Bergamo. /oversport.tv
Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Twitter