E konfirmon vetë Tite, Neymar dhe Danilo janë rikuperuar për nesër

Trajneri i Brazilit Tite, ishte sot i pranishëm në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që e pret me Korenë e Jugut për fazën e 1/8 të Botërorit. Tekniku 61-vjeçar qetësoi të gjithë popullin dhe tifozët brazilianë me intervistën e dhënë.

Tite konfirmoi praninë e sulmuesit kryesor të “Selessao”,Neymar, në mbrëmjen e nesërme. “Për sa i përket Neymar, ai do të stërvitet sonte me pjesën tjetër të ekipit. Meqenëse ai do ta bëjë këtë, mendoj se do të jetë atje kundër Koresë së Jugut.” – u shpreh tekniku i Brazilit për Neymar.

Lajmi tjetër i mirë nga Tite është se Danilo, është i rikuperuari tjetër dhe do të jetë gati për nesër. 31-vjeçari i Juventusit do të luajë si mbrojtës i majtë, meqenëse Alex Telles dhe Alex Sandro u dëmtuan njëkohësisht. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter