E konfirmuar: Belotti dhe Torino shtrëngojnë duart, merret vendimi

Andrea Belotti e ka ndarë mendjen dhe do të provojë një eksperience të re, pas sezonit të shtatë me Torinon.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i “demave”, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Milanin mbrëmjen e nesërme.

“Belotti nuk do të nënshkruajë zgjatjen e kontratës. Andrea nuk do të largohet nga ne në janar. Në qershor do të vendosë për të ardhmen”, tha Juric.

Belotti në 6 sezonet e mëparshme ka shënuar gjithmonë më shumë se 10 gola në Serie A. Në vitin 2017 kishte kulmin, me 26 rrjeta të tundura.

Klube të shumta tentuan ta blejnë, por kërkesat e Torinos ishin shumë të larta dhe tani klubi italian do ta humbasë me parametra zero. / oversport.tv