E konfirmuar, mungesa e madhe tek Interi ndaj Fiorentinës nesër

Interi do të duhet të bëjë pa Marcelo Brozovic edhe në ndeshjen kundër Fiorentinës, që zhvillohet nesër në orën 18:00 dhe transmetohet në Oversport.

Mesfushori kroat, sipas Sky sport, ka lënë qendrën stërvitore ditën e sotme dhe nuk do të jetë i ftuar për duelin e nesërm.

Kishtë shumë dilema që Brozovic do të rikuperohej dhe tashmë është konfirmuar mungesa e tij në të dytën ndeshje radhazi, pas asaj ndaj Torino.

Tani trajneri Simone Inzaghi shpreson ta ketë të gatshëm mesfushorin për duelin tjetër, kundër Juventusit.

Brozovic është pjesë e rëndësishme e formacionit dhe tekniku italian mezi pret lajme të mira rreth tij. / oversport.tv