E konfirmuar nga Southampton: Broja gati, do bashkohet me Shqipërinë

Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor.

Kjo konfirmohet nga Southampton, që ditën e sotme ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.

Edhe Broja bën pjesë në liste dhe klubi i Premier League e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në “Wembley” kundër Anglisë.

Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi në kavilje, por sa duket tani është “OK” dhe trajneri Edy Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të “Katar 2022”. / oversport.tv