E kryer/ Arrihet marrëveshja, Onana drejt Manchester United

Tashmë gjithçka duket se është e kryer dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar. Andre Onana do të largohet nga Interi për të shkuar në Angli, te Manchester United. Indicien e parë e dha darka e lamtumirës e zhvilluar në restorantin e legjendës zikaltër Javier Zanetti.

Ndërkohë që sot është dita vendimtare për të finalizuar edhe të gjithë marrëveshjen. Onana dhe drejtuesit e United e kanë arritur prej kohësh marrëveshjen mes tyre, por së fundmi është arritur akordi verbal edhe mes klubeve.

50 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh do të përfitojë Interi nga shitja e gardianit kamerunas. Paratë e fituara prej tij do të shpenzohen për të afruar dy portierët Sommer dhe Trubin, si dhe objektivin numër një të merkatos, Romelu Lukaku. /oversport.tv