E kryer, Atalanta arrin marrëveshjen me Salernitanën për mesfushorin brazilian

Atalanta ka arritur marrëveshjen me Salernitanën për Ederson. Mesfushori brazilian është gati të transferohet në Bergamo, ndërsa mediat italiane e konsiderojnë gjithçka si të kryer.

Klubi nga Bergamo do të paguajë për lojtarin rreth 15 milionë euro, si dhe kartonin e Lovatos. Këtë gjë e konfirmon edhe lëvizja e fundit e mesfushorit brazilian.

Ai nuk ka zhvilluar asnjë stërvitje me ekipin e tij së fundmi. Ederson pritet të firmosë kontratën me Atalantën dhe shumë shpejt do të ndodhë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook